Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë emigrantë, pa dokumente në një kamion që transportonte patate të skuqura.

Emigrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.

Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur emigrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.

Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Emigrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.