Policia e Shetit u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto ditë me mot të acartë. Përmes një njoftimi për mediat, policia kërkoi nga shoferët që në çdo rast të vendosin gomat e dimrit dhe të mos qarkullojnë pa zinxhirë.

 

Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.  

Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.

Të vendosin rripin e sigurimit.

Të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore”, apeloi Policia e Shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";