Partia Demokratike ka goditur sot ne gjykaten Kushtetuese projektin per ndertimin e portit te ri turistik te durresit nga kompania “Emaar Group”.

 

Ankimimi mban firmen e 36 deputeteve te opozites dhe nenkryetari i PD, i cili eshte deputet I Durresit Oerd Bylykbashi theksoi se Partia Demokratike do te ndermarre çdo hap kunder ketij projekti, sipas tij korruptiv.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

“Ne e godasim këtë në interest ë qytetarëve shqiptarë. Porti i Durrësit është një asset strategjik i gjithë shqiptarëve, në aspektin ekonomik dhe në aspektin e sigurisë. Porti i Durrësit është atje, ka qenë atje si themel për një qytet 3 mijë vjeçar, nuk mund t’i merret qytetarëve të Shqipërisë dhe për rrjedhojë ne do ta bëjm ëkëtë beteje deri në fund sepse nuk mundet që Porti i Durrësit se megaafera më e madhe korruptivet ëjetë simboli i qeversjes. Partia Demokratike këtë nuk do ta lejojë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bylykbashi i ka bere apel gjyqtareve te mbrojne interesin e qytetareve shqiptare.

 

“Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj nga opinioni publik dhe të bëjë detyrën e saj që është zbatimi kushtetues, të mbrojë interesin publik dhe jo të jetë në mbrojtje të interesave privat të kryeministrit dhe individëve që qëndrojnë pas tij.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marreveshja per portin e ri turistik te Durresit mberriti dje ne parlament. Por kjo marreveshje bazohet mbi nje marreveshje mes qeverise shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe te miratuar ne dhjetorin e 2020.

 

Kete marreveshje ka goditur opozita ne gjykaten Kushtetuese duke theksuar se qeveria shqiptare nuk mund te jape portin e Durresit pa gare pasi bie ndesh me Kushtetuten dhe marreveshjen e stabilizim -asocimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";