Mes pasionit, profesionit apo edhe kërkimeve të panumërta për të grumbulluar dhe ruajtur pulla postare, nuk qëndron një apo disa koleksionistë. Qëndron Posta Shqiptare, me historinë e saj 110-vjeçare, që në të vërtetë, është historia e një mbarë kombi: Dikur mes luftrash për tërësi territoriale dhe pavarësi, sot nën ritmin e rritjes ekonomike, shoqërore e kulturore, nën dëshirën për të zotëruar të shkuarën, pa harruar të tashmen.

Posta Shqiptare është e para korporatë shqiptare, e krijuar më 5 dhjetor 1912, vetëm disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë. Shumëçka ka ndryshuar në 110 vite, duke nisur nga krijimi i 533 zyrave postare në të gjithë Shqipërinë dhe angazhimi i 2500 punonjësve, për t’u ndalur në cilësinë maksimale të shërbimeve postare e financiare në vend; në performancën që gjykohet nga vetë taksapaguesit shqiptarë, pikërisht në sajë të besnikërisë së tyre.

Në dekadat e fundit, teknologjia ka arritur të prekë pothuajse çdo industri, rrjedhimisht, edhe ndërveprimin e shoqërisë. Të ndërgjegjshëm për këtë panoramikë, çdo herë e më tepër të ndryshueshme, Posta Shqiptare rendit në vazhdën e sukseseve procesin e transformimit të shërbimeve dhe produkteve të saj drejt digjitalizimit; aksesin në platforma online dhe integrimin e formateve digjitale. Sepse një aset i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk janë vetëm pullat postare.

Ndryshimet nuk janë të pakta dhe as të një rëndësie të ulët dhe kjo s’nënkupton veçse konsolidimin e vazhdueshëm të pozicionit dhe reputacionit të kompanisë në tregun e shërbimeve, duke mos dalluar aspak për nga standardi me Postat homologe të rajonit e më gjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

110 vite traditë, për t’i paraprirë risive dhe sfidave të njëpasnjëshme në komunitet, shoqëri e më gjerë. 110 vite qëndrueshmëri, për një vizion të palëkundur.

Kjo është Posta Shqiptare! E shpejtë, e sigurtë, kudo!