Avokati Sokol Mëngjesi pritet që të transportohet me një avion sanitar drejt Athinës.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Vizion Plus gazetari Esido Barkaj.

Transportimi i tij për mjekim më të specializuar në shtetin fqinj është kërkuar nga familjarët e tij.

Mëngjesi prej 6 ditësh po qëndron në koma në spitalin e Traumës, ndërsa në skanerin që iu bë ditën e sotme u vu re një zvogëlim i endemës në kokë, çka do të thotë se gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.

Dritan Nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.

Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";