Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve..vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";