Ndërsa procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit po shkon drejt raundit të dytë, kreu i grupit parlamentar i partisë socialiste Taulant Balla I ka bërë thirrje opozitës që të propozojë emrat për kreun e shtetit.

 

Në një deklaratë nga Fieri, Balla tha se PS e respekton marrëveshjen që deri në raundin e tretë, emri të vijë si propozim i opozitës. Ky apel vjen në kohën kur Enkelejd Alibeaj e quajti të prishur paktin e bërë me shumicën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjell kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. – tha Balla.

 

Por socialistët janë të vendosur të ecin përpara me procesin, nëse opozita refuzon të dërgojë emra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e Republikës.- tha kreu i Grupit Parlamentar të PS.

 

Balla ishte në Fier në një takim me socialistët, të cilët janë në fazën e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj në 61 bashkitë e vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";