Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e gatshme të mirepresë kandidatura që vijnë nga opozita.

 

Nga Fieri, kreu I grupitr parlamentar socialist tha se deri më tani  mazhoranca nuk ka marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Në rast se këto propozime na vijnë, ne do të themi opinionin tonë për kandidaturat. Por për të shkuar më pas në seancë dhe deri nesër ora 16:00 koha është, që kandidatura të depozitohet zyrtarisht, pastaj kuvendi të shprehet me votë, duhen firmat e mbështetësve të deputetëve, kushtetuta thotë 20. Në rast se paraprakisht duan një vlerësim tonin janë të mirëpritur tia nisin. Të gjejnë mënyrën, me një shkresë si të duan ata. Ne i garantojmë që cdo propozim të tyre do ta marrim me shumë seriozitet e do ta vlerësojmë dhe do të themi, po kjo kandidaturë nuk përmbush pritshmëritë e shqiptarve në vlerësimin tonë se mund ta  bëjë detyrën që përfaqeson prësidenti i republikës. 

 

Balla shtoi se mazhoranca kërkon një President të gjithë shqiptarëve, jo të PS.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti i republikës përfaqëson sipas neneve kushtetuese unitetin e popullit dhe duhet të jetë i ndarë nga partitë politike. Prandaj PS ka thënë prej ditës se parë nuk duam një president të partisë socialiste por të të gjithë shqiptarëvë. Dhe pastaj dhe PD e gjithë të tjerët nuk mund të kërkojnë një president të tyrin, sic kemi bëre debat me zotin Alibeaj, as i yni as i juaji. Hajde ta zgjidhim sëbashku dhe ju e dini që grupi parlamentar i PS do ti qëndrojnë asaj që ranë dakort. Nuk do të propozojmë asnjë kanditat as të hënën në date 23 as të hënën ne date 30 maj. Ne i qëndrojmë marrëveshjeve dhe ndaj shqiptarët i qëndrojnë marrveshjeve me ne, sepse kemi bëre gjithcka që jemi angazhuar, natyrshëm duhet dhe mund të kishim bërë më shumë. Por sic e kemi thënë gjithmone, ne nuk jemi më të mirët por më të mirë se ne nuk ka.