Sot në Tiranë është mbajtur Samiti “B40 Balkan cities network”, ku ka bërë bashkë kryebashkiakët e Shqipërisë me ata të vendeve ta Ballkanit e më gjerë.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Bajram Begaj ka deklarura se nisma “Rrjeti i qyteteve ballkanike”, është një angazhim serioz për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Begaj tha se Ballkani ka nevojë për të bashkëpunuar mes njëri-tjetrit, teksa e vuri theksin tek rëndësia që luajnë kryebashkiakët në këtë drejtim.

Rajoni i Ballkanit është i pasur me histori dhe diversitet kulturor. Në Ballkan gjen shkrirjen e shumë kulturave, ideve dhe inovacioneve. Kontributi i ballkanasve në historinë e qytetërimit, jo vetëm europian, por edhe të mbarë njerëzimit, është i padiskutueshëm dhe unikal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ballkani ka nevojë për më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin, për më shumë ndërlidhje, për më shumë dialog, që i sheh problemet si mundësi zhvillimi dhe përqendrohet tek ajo që na bashkon.

Në këtë kontekst, qeverisja lokale luan një rol të rëndësishëm. Ky është niveli ku politikat e ndërmarra ndihen drejtpërdrejtë nga qytetarët. Kjo nënkupton qeverisje lokale më të ndjeshme ndaj ambientit, më transparente, me demokraci të kapilarizuar e llogaridhënie të konsoliduar”, tha Begaj.

Në mesazhin që Begaj u drejtoi kryebashkiakëve të Ballkanit, tha se Tirana është shembulli më i mirë i mirëqeverisjes lokale përmes transparencës.

Tirana, gjatë 10 viteve të fundit (nën drejtimin e  Erionit), ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Natyrisht, ka ende shumë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me zhvillimin e qytetit. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit. Ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie, ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni i qartë, sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen”, tha Begaj./vizionplus.tv