Presidenti Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

 

Presidenti i Republikës vlerësoi zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së dyti në funksion të axhendës evropiane, e cila pas takimeve të para ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka marrë në shtytje të re.

 

Çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dy vende anëtare të NATO-s, morën një vëmendje të veçantë nga të dy Presidentët, ku u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së vigjilencës ndaj veprimtarive destabilizuese të aktorëve të tretë në rajon, si dhe të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Begaj dhe Presidenti Pendarovski ranë dakord për të vijuar bashkëbisedimin në formate të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe përmes shkëmbimit të vizitave shtetërore.