Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në këtë festë, shkruan Presidenti Begaj, kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi që të përmbushim rolin tonë për të qenë pranë personave që nuk kanë mundësi.

Presidenti bën thirrje për reflektim në mënyrë që shoqëria të jetë më e mirë dhe më e drejtë.

Begaj: Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";