Në Iran vazhdojnë protestat, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se do të vendosin “kosto të mëtejshme” ndaj Teheranit për shtypjen vdekjeprurëse ndaj tyre.

 

Protestat në Iran filluan pas njoftimit për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, disa ditë pasi policia famëkeqe e moralit e arrestoi atë nën dyshimet se kishte shkelur rregullat për mbajtjen e hixhabit dhe nuk mbante veshje modeste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vdekja e saj ka shkaktuar valën më të madhe të protestave që trondit Iranin në pothuajse tre vjet, ndërsa përpjekjet për shtypjen e tyre kanë shkaktuar vrasjen e dhjetra vetëve dhe arrestimin e mbi një mijë protestuesve.

 

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se “këtë javë, Shtetet e Bashkuara do të vendosin kosto të mëtejshme për autorët e dhunës kundër protestuesve paqësorë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë zyrtarët iranianë përgjegjës dhe të mbështesim të drejtat e iranianëve për të protestuar lirisht”, tha ai.

 

Presidenti amerikan tha se ishte “shumë i shqetësuar” nga njoftimet për intensifikimin e shtypjes së protestuesve dhe tha se Uashingtoni qëndron në krah “të të gjithë qytetarët e Iranit që po frymëzojnë botën me guximin e tyre”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Biden nuk tha konkretisht se çfarë masash po merrte në konsideratë. Irani është tashmë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të lidhura kryesisht me programin bërthamor. Sanksionet e fundit kanë përfshirë përgjigje ndaj aktiviteteve kibernetike të Teheranit, përfshirë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

 

Irani akuzoi të martën udhëheqësin amerikan për “hipokrizi”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të kishte qenë më mirë që zoti Joe Biden të mendonte për të drejtat e njeriut në vendin e tij përpara se të bënte gjeste humanitare,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani./voa