Tre janë projektet për konkursin ndërkombëtar për Parkun e Vjosës. I pranishëm gjatë prezantimit të këtyre projekteve ndodhet edhe kryeministri, Edi Rama, i cili nënvizoi se ky projekt do t’i shërbejë jo vetëm ripërtëritjes të këtij atraksioni, por edhe nevojës për zhvillim ekonomik të zonës.

 

“Ka qenë një proces sepse kemi dashur të jemi shumë të sigurtë se do të arrijmë të balancojmë nevojën për të mbrojtur e ripertërirë këtë territori të mahnitshëm me nevojën e këtyre njerëzve për zhvillim ekonomik dhe për zhvillim social”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai iu përgjigj edhe kritikëve duke thënë se ata që kanë pikëpyetje lidhur me zhvillimin e kësaj zone, nëse do të ishin në qeveri do të numëronin speciet në zhdukje. Në të njëjtë kohë, kryeministri theksoi se qeveria është në një fazë të re rishikimi të zonave të mbrojtura.

 

“Zhvillimet nuk janë të pamundura, por duhen bërë me një sens krejt të ri e krejt largapmës të luksit. Ne na duhet turizmi i luksit, sepse na duhet për njerëzit e zakonshëm, sepse përmes turizmit të lukshëm që njerezit e zakonshëm, prodhuesit e vegjël, shërbimet marrin përfitimet më të mëdha”, theksoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se ky investim do të ‘zbusë’ presionin e bizneseve të vogla për zhvillim dhe do të përkthehet në përfitim ekonomik dhe rimëkëmbje për ta.