Ish-kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me votimin e anëtarësisë së PD, në Primaret që do të zgjedhin kandidatët që do përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj thekson se vota ëstë mënyra e duhur për të zgjidhur konfliktet. Ndërkohë ai fton demokratët të votojnë masivisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për herë të parë, anëtarët e Partisë Demokratike do zgjedhin me votë në Primare kandidatët për kryetarë bashkie. Konfliktet duhet të zgjidhen nëpërmjet votës. Thelbi i demokracisë është respektimi i pakicës, por shumica ka fjalën e fundit. Të dashur demokratë, shkoni dhe votoni!”-shkruan Shehaj