Dalin emrat e të propozuarve për primaret e PD në bashkitë e Maliqit dhe të Devollit.

 

Burime të siguruara pranë degëve të këtyre bashkive thanë se nga strukturat e Partisë Demokratike të Devollit deri tani janë propozuar nga shumica e antarësisë Vojsava Bregu, Arben Miza dhe Elvis Hajderelli.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga dega e Partisë Demokratike të Maliqit deri ditën e sotme kanë dalë vetëm dy emra. Bëhet fjalë për Fredi Gega i cili ka qënë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 si dhe emri i Alfred Berberit.

 

Deri tani nuk ka asgjë zyrtare përsa i përket emrave të propozuar nga strukturat në degët e Partisë Demokratike të Kolonjës dhe Pustecit. Janë bërë tashmë të ditura emrat e PD për bashkitë Korçë e Pogradec.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";