Në Kosovë, gara elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor duket më e ashpër pasi komunat më të mëdha të vendit nuk i kanë zgjedhur ende kryetarët e rinj. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e nisën fushatën në Prizren, ku përballen në balotzh kryetari aktual nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka dhe kandidati demokrat Shaqir Totaj, i cili u mbështet nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi.

 

MEMLI KRASNIQI

KRYETAR I PDK

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Programi i Shaqir Totaj është i duhuri për Prizrenin dhe do të marrë mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit që e kanë votuar kryetarin aktual janë të zhgënjyer. Ne jemi përsëri në garë për një koncept ndryshe.”

 

MYTAHER HASKUKA

KANDIDAT I LVV, PRIZREN

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne na duhen edhe katër vite sepse përkundër pengesave i kemi përmbushur shumicën e premtimeve. Prizreni kur e kemi marë qeverisjen ka patur zero vend në prodhimtari. Në katër vitet e ardhshme do të rriten investimet. ”

 

Në raundin e parë, Mytaher Haskuka siguroi rreth 41 % të votave ndërsa Shaqir Totaj 32%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Prishtina, Gjilani dhe Gjakova janë gjithashtu në një garë të fortë ku Lëvizja Vetëvendosje përballet në dy të parat me Lidhjen Demokratike dhe në Gjakovë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë të dielë do të përcaktohen kryetarët e 21 komunave  nga 38 gjithsej.