E marta dhe e mërkura pritet të shoqërohen me reshje të dendura shiu, të shtrira thuajse në të gjithë territorin. Autoritetet kanë dhënë paralajmërime për përmbytje në disa zona, veçanërisht në Fushë-Shkodër.

“Do të ndaloja në situatën e Fushë Shkodrës. Janë marrë masat nga KESH për të krijuar volume në të dy basenet dhe për të mbledhur kështu ujin pa qenë nevoja që të hapen portat. Megjithatë intensiteti në atë zonë, pra në gjithë zonën e kaskadës do të jetë shumë i lartë”, tha Balluku.

Intesiteti më i lartë i reshjeve pritet ditën e martë, duke rritur rrezikun e vërshimeve të ujit.

“Të gjitha bashkitë dhe prefekturat janë të mobilizuara totalisht. Në 18 pritet intesitet i shtuar. Reshjet do të jenë intesive dhe do të prekin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në gjirokastër pritet më i lartë intensitetit dhe mund të sjellë ngritje të nivelit të Vjosës”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do jetë një përpjekje e shtrirë disaditore, do të ketë disa ditë reshje ndaj edhe koordinimi në kohë reale është i dosmodshëm që të mos kemi asnjë zonë të pambuluar. Nuk do lëmë asnjë bashki vetëm përkundrejt këtij rreziku”, tha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Autorietet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, sidomos në zonat me më shumë rrezik, ndërsa në qytetet bregdetare është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla.