Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për përkeqësim të motit, mbrëmjen e sotme.
Me anë një njoftimi në rrjete sociale, u bëhet thirrje pronarëve të mjeteve lundruese që të marrin masat e sigurisë.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 25 – 26 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 datë 24 shkurt 2023 do kemi përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të perkeqesuar do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.