Moti i keq gjatë natës dhe në orët e para të kesaj te diele ka shkaktuar probleme në mbarë vendin.

Një gjë e tillë eshte njoftuar edhe nga Zv/Kryeministrja Belinda Balluku permes nje postimi ne facebook.

“Kemi pasur natë të vështirë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Rreshje me intesitet të lartë, stuhi të vazhdueshme kanë bërë që akset rrugore dhe linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike të jenë akoma dhe tani nën situata komplekse.
Të gjitha skuadrat e mirëmbajtjes së ARRSH, OSSHE dhe OST kanë përballuar me sukses çdo problem të sjell nga moti i keq.”, shkruan Ministrja e Infrastruktures dhe e Energjise.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Balluku shton se akset kombëtare janë të aksesueshme dhe punohet për t’i mbajtur të hapura, ndërkohë që difektet e linjave të shpërndarjes janë rikuperuar në kohë rekord sa herë stuhia i ka goditur.