Zbulimi i një qendre masazhi në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet, çoi në pranga dy vajza që ushtronin aty prostitucion, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Extra” u arrestuan shtetaset K.H, 28 vjeç dhe D.L, 20 vjeç.

Gjihashtu në kërkim u shpall edhe administratori i kësaj qendre masazhi shtetasi K.H, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tiranë/Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i shfrytëzimit të qendrave të masazheve, për ushtrim të prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase, si dhe shpallet në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përiftuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra”, arrestuan në flagrancë shtetaset:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

– D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.