Protesta e maturanteve para dyerve të Ministrisë së Arsimit mbi vështirësinë që kishte, sipas tyre, testi i matematikes që u zhvillua ditën e premte, ka sjell reagimin e vetë Ministres.

Evis Kushi në një postim në profilin e saj në facebook tha se një grup ekspertesh do të vlerësojnë sërish nivelin e vështirësise se cdo pyetje që ishte në testin e matematikes.

Ministrja bëri të ditur se në rast se rezulton që testi tejkalon nivelin e parashikuar, kuptohet për shkak edhe të mësimit në kushte pandemie,  do të rishikohet shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";