Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë janë të vendosura të zhvillojnë protestën e tyre në 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, edhe pse Policia e Shtetit nuk ja u aprovoi lejen.

 

Anëtari i Kryesisë së PD Arben Ristani në një intervistë për Vizion Plus tha se ligji nuk e parashikon që autoritetet të japin leje për tubime, por këto të fundit duhet të jenë në dijeni nga subjektet politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Askund në ligj nuk parashikohet që autoritetet të japin leje për tubime. Nuk kemi ku të marrim leje, kështu që mitingu parapërcaktohet e për këtë njoftohen organet e sigurisë”.

 

Por duket se opozita nuk ka marrë parasysh as propozimin e Bashkisë së Tiranës për organizimin e tubimit në sheshin Skënderbej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Për këtë, Ristani tha se janë organizatorët ata që përcaktojnë vendin dhe kohën, si dhe nëse marrin në konsideratë sugjerimet e institucioneve apo jo.

 

“Për tubimet, organizatorët përcaktojnë vendin, kohë, duke u dhënë mundësinë vendeve kompetente dhe i njoftojnë. Në rast se Bashkia e Tiranës ka një mendim tjetër, është diccka që po të duan organizatorët i marrin parasysh, po të duan nuk i marrin. Vendi dhe ora e tubimit është përcaktuar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Referuar vulës së PD e cila është në gjykatë, Ristani tha se ajo po mbahet peng nga Rama përmes gjyqësorit.

 

Por për anëtarin e Kryesisë, janë demokratët ata që kanë vendosur se kush do e drejtojë partinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Nuk mund të jetë gjykata, aq më tepër kryeministri të përcaktojë se kush e mban vulën. Është gjëja më e rëndë që po ndoddh sepse kryeministri përmes gjyqësorit po dikton ku duhet të shkojë vula në një parti. Për ne është një nga shkaqet e shtuara për një revoltë për shkak të cënimit të demokracisë. Demokratët e kanë vendosur se kush do i përfaqësojë. Shërbëtorët e Ramës do e bëjnë të tyre për sa kohë do kenë mundësinë ta bëjnë”.