Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime  mbi protestën  që u zhvillua ditën e shtunë në selinë e Partisë Demokratike.

 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona, të dyshuar për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone” sipas nenit 150 të Kodit Penal, “Prishja e qetësisë publike” sipas nenit 274 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” sipas nenit 282 te Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenit 278 i Kodit Penal dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” sipas nenit 279 i Kodit Penal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po kryhen veprimet e duhura në drejtim të individualizimit të veprimeve të kryera nga secili prej personave të arrestuar dhe personave të tjerë të përfshirë në veprime në kundërshtim me ligjin.

 

Nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë ngritur si pista hetimi: – dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone, – përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre, – mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve, – si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë. Hetimet vijojnë në mënyrë intesive në drejtim të marrjes së të dhënave me vlerë hetimore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po kryhen të gjitha veprimet si: – sekuestrimet e pamjeve filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore, – marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, – si dhe çdo lloj veprimi tjetër që do dalë i nevojshëm nga dinamika në vijim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e hetimeve me objektivitet si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.