Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit.

 

Mësohet se nesër në orën 11:00, pritet që të merret në pyetje ish kryeministri Sali Berisha.  Në pyetje do të merret edhe deputeti Flamur Noka. Ndërkohë, një ditë më vonë, prokuroria do të thërrasë për të marrë në pyetje kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në orën 11:00.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se nga protesta, ku u shënuan disa incidente, u arrestuan 34 persona, mes tyre 11 mbështetës të Bashës, ndërsa sot u liruan nga gjykata.