Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që ‘ia faturoi’ opozitës protestat e zhvilluara kundër rritjes së ccmimeve.

 

Kryemadhi analizon reagimin e Ramës dhe Bashës dhe thotë se janë e njëjta dorë. Ajo thekson se protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ia shkruan statuset e njëjta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar. Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë”, deklaroi Kryemadhi.