Banorët e fshatit Radomirë në Dibër, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë.

 

Ata kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Firma ndërtuese kërkon të shtrijë investimin drejt këtij fshati me dy HEC-e, pas ndërtimit të një hidrocentrali në kufi me Kukësin.

 

Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e natyrës, e cila vitet e fundit ka tërhequr mijëra turist, vendas e të huaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata pretendojnë se firma po kryen punime në kundërshtim me ligjin dhe se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike.

 

Për këtë problem, banorët kanë vënë në dijeni edhe autoritetet vendore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina pasi ai gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit që preferojnë zonat malore.