Alma është një prej protestueseve që këtë të enjte iu bashkua thirrjes kundër helmimit të kafshëve. Ajo marshoi së bashku me dhjetëra vullnetarë dhe dashamirës, pasi qenushja e saj u helmua nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.

Vullnetarët theksojnë se kjo situatë vijon prej vitesh dhe kërkojnë kontroll të rreptë nga institucionet.

Në lidhje me rastin e publikuar në rrjetet sociale për helmimin e qenve, personat e dyshuar aktualisht janë pezulluar nga puna ne bashkine e Tiranes.

Nga ana tjetër, vullnetarët e konsiderojnë këtë reagim të pamjaftueshëm, duke kërkuar marrjen e masave konkrete dhe dënim me burg për autorët e këtij rasti, por edhe shumë të tjereve./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";