A do të dalë apo jo anija hidroelektrike turke “Cesme” në Egjeun Qendror për kërkime?

Kjo pyetje ka vënë nën tension qeverinë greke gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare janë vënë në lëvizje, mbledhin dhe dekodojnë të gjithë informacionin që vjen nga lëvizjet e fundit të Turqisë.

Autoritetet turke njoftuan dy ditë më parë për kryerjen e kërkimeve nën det në brendësi të ishujve grekë duke shkaktuar reagime të forta në Athinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, sot, deri rreth orës 10:30 të mëngjesit të enjten, 18 shkurt  anija turke “Cesme” nuk ka kaluar ngushticat.

Mediat greke raportojnë se Navtex  i lëshuar të hënën nga stacioni bregdetar i Smyrna është i paligjshëm, pasi pala turke nuk ka asnjë autoritet të lëshojë një njoftim për punë hidrografike në zonë. Sipas “Protothema” përgjegjësia ekskluzive për licencimin e kërkimit në këtë zonë u takon shërbimeve greke.

Diplomacia greke pritet të denoncojë si të pavlefshme dhe të paligjshme Navtex-in turk me të cilin Erdogan  paralajmëron se anija “Cesme” do të vazhdojë me punën kërkimore për një periudhë prej 13 ditësh, nga sot deri në mesnatë të 2 marsit. (abcnews)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";