Kreu i Lidhjes së SocialDemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka “shokuar” me deklaratën e tij për Kosovën. Në një intervistë për “Happy Tv“, Çanak tha se Kosova ishte e pavarur, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon,“-tha Çanak. Ndërsa shtoi se edhe pse mendon se Kosova është e pavarur, nuk e konsideron veten tradhtar.

“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – do të rezultonte se 99% e personave mendonin se Toka ishte e sheshtë, por kjo nuk do të thotë që kjo është e vërtetë,”– tha Çanak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";