Në të parin reagim, socialistët shohin te dorëheqja e Lulzim Bashës fillimin e shkërmoqjes së Partisë Demokratike.

 

DAMIAN GJIKNURI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse. Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fdillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Me njërin sy nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe me tjetrin te qytetarët, numrit dy të socialistëve i mungon përgjigja se me kë do të bashkëpunojnë për dy reformat në pritje, ajo zgjedhore dhe territoriale.

 

DAMIAN GJIKNURI
SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reformimi kërkon kohë do ta kenë të vështireë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në cdo kohë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre.

 

Ndryshe nga socialistët, presidenti Ilir Meta e shmangu qëndrimin e tij për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ai u mjaftua vetëm me ftesën për një pranverë më optimiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKES

Nuk kam asnjë përgjigje për këtë pyetje.

 

Për festën e Sulltan Novruzit, kryeministri Edi Rama uroi më shumë drita brenda vetes për besimtarët dhe jo bektashinj, ndërsa nga opozita, ishte kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj që shkoi në shtëpinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";