Kryetarja Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën se ka ngritur një grup pune për të suprimuar punën e parlamentit të Shqipërisë. Në një deklaratë për gazetarët Tabaku deklaroi se kjo iniciativë e shumicës socialiste po i shpërben çdo shtylle të institucioneve në vend

 “Ngritja e grupeve të punës së një partie për të kryer punën që sot kryejnë komisionet parlamentare dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit është një përpjekje e qartë e shtrembërimit të një demokracie institucionale në një pushtet parti-shtet”, tha kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut qëllimi i vërtetë i PS është që nëpërmjet këtij grupi pune të vendosë nën kontroll SPAK-un

 “Ky akt politik është në të vërtetë sulmi më i pastër dhe i hapur që i bëhet institucioneve të drejtësisë që prej reformimit të drejtësisë në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016”, shtoi Tabaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak ditë më parë kryetari socialist i komisionit të ekonomisë Eduard Shalsi sqaroi se PS ka ngritur një grup pune i cili do të kalojë në sitë  punën e kuvendit me qëllimi për t’i dhënë më shumë ekspertizë dhe burime njerëzore në rishikimin e ligjeve dhe procesin e llogaridhënies në parlament të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese ku përfshihen dhe organet e reja të drejtësisë./vizionplus.tv