Muaji gusht shënoi nivelin më të lartë të inflacionit që nga 2017, 2.4% duke konfirmuar faktin se thuajse të gjitha produktet dhe shërbimet janë shtrenjtuar.
Për ekspertët tashmë jemi në një fazë të re, atë të rigjallërimit të konsumit e të rritje së çmimeve, por edhe normave të interesit, të cilat për vite me radhe ishin nën mesataret e tyre.
Inflacioni është i lidhur me fuqinë blerëse dhe natyrisht disa politika sociale të qeverisë mund ti anullojë apo ti zbehë siç janë rritja e pagave dhe pensioneve, por duhet parë edhe si një sinjal i rigjallërimit të ekonomisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë, pas një periudhe anemie-komenton Ardian Civici ekspert ekonomie.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Civici jep dy shkaqe pse inflacioni po rritet.
Natyrisht gjatë pandemisë u shtua masa monetare në qarkullim për të përballuar efektet negative dhe ky fakt jep ndikim në rritjen e inflacionit, por nga ana tjeter inflacioni dikhet edhe nga rritja e kostove, fakt ky I cili konfirmohet për shumë produkte në disa sektorë të ekonomisë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Për shumë qytetarë rritja e inflacioni mund të shihet si një fenomen kalimtar, por për shumë familje në nevojë ai cënon mbijetesën e tyre.
Duke parë që ndikimin kryesorë në inflacion e kanë dhënë shtrenjtimi I produkteve bazë ushqimore, ky është një fenomen, që do të ketë efekte afatmesme dhe afatgjatë.-shpjegon Civivi
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Situata në tregjet ndërkombëtare mbetet e paqartë, por parashkrimet e bankës së Shqipërisë janë se në 2022 do të kemi një stabilim të çmimeve në tregje.