Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se publikimi i pagave të qytetarëve shqiptarë tregon qartë nivelin e informalitetit në vend.

 

Në një lidhje me Skype ne studion e ‘7pa5’ në Vizion Plus, Civici tha se fatkeqësisht duhet të ndodhte skandali me pagat që qeveria të vihej në lëvizje për tu përballur me fenomenin më negativ të ekonomisë, informalitetin e pagave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rrjedhja e informacionit ajo që ne pame e tregonte qartë nivelin e informalitetit dhe atë që quhet genjeshtrën e madhe që ekziston në shumë sektorë përsa i përket pagave që marrin qytetarët shqiptarë. Ka të bëjë me informalitetin përsa i përket mospagimeve të sigurimeve shoqërore. Fatkeqësisht duhet të them shyqyr që ndodhi kjo gjë negative për tu përballur më një nga fenomenet më negative të ekonomisë shqiptare, informalitetin e pagave. Sado i vonuar të jetë aksioni apo ndërhyrja e qeverisë është e demosdoshme dhe urgjente që t’i shkojë deri në fund këtij procesi për ta bërë ekonominë më funksionale”, u shpreh Civici.