Të tjera të dhëna sensitive janë publikuar nga hakerat iranianë. Këtë herë bëhet fjalë për një material ku përfshihen emailet e kreut të SHISH-it Helidon Bendo.

 

Hakerat i kanë publikuar këto të dhëna në telegram. Nga të dhënat paraprake mësohet se janë bërë publike më shumë se 500 emaile të drejtorit të SHISH-it. Ajo që e bën më të rëndë situatën është fakti se në emaile ka edhe të dhëna konfidenciale të sistemeve shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër to janë komunikime të agjentëve të shërbimit informativ,  strategjitë e antiterrorit dhe të sektorit të krimit kibernetik, planet e masave për aktivitetet qeveritare etj. Nuk mungojnë as vendimet dhe urdhrat e dala nga zyra e Kryeministrisë për strukturat e posaçme të sigurisë kombëtare.

 

Sulmi është i ngjashëm me hakerimin e emaileve të ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Nuk është hera e parë që SHISH është në qendër të sulmeve të hakerave. Më herët ata publikuan të dhënat personale të Helidon Bendos dhe të bashkëshortes së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por edhe Policia e Shtetit është goditur disa herë nga sulmet kibernetike, ku u publikuan të dhënat e sistemit TIMS, hyrjet e daljet e kryeministrit Edi Rama, pamjet nga kamerat e sigurisë, listat e punonjësve të policisë së shtetit etj.