Duke filluar nga data 1 korrik, hyn në fuqi rregullorja e re e punësimit në Gjermani.

 

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë kriteret që do të ndiqen nga shtetasit e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19. Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare ëëë.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty. Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit.”