Numri i tursitëve të huaj që po vijnë në vendin tonë  po konfirmojnë çdo ditë e më shumë, se pritshëmritë për një sezon më të mirë se ai që lam pas janë të mëdha.

 

Polakët mbeten turistët që dominojnë me turet e organizuara, të cilët qëndrojnë për një javë në vendin tonë. Por sa janë shpenzimet për paketat javore të turistëve të huaj që kalojnë pushime në bregdetin shqiptarë?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kontratat më së shumti janë një javore. Mesatarisht shpenzimet për një javë e një turisti të huaj nisin nga 650 deri në 750 euro për person, por ka dhe çmime 850 euro, me ushqim të përfshirë” u shpreh Atrit Kurti turoperator.

 

Sipas Kurtit, numri i turistëve të huaj që po vijnë në vendin tonë po i kalon dhe pritshmëritë dhe ky është një lajmi mirë për vendin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi ende vend që kemi nevojë të zbulohemi. Kemi destiancione për tu vizituar. Plus çmimet që të huajt gjejnë këtu tek ne janë të arsyeshme për buxhetet e tyre. Janë arsyet pse të huajt vijnë për pushime në Shqipëri”, vijon më tej Kurti.

 

Vetëm si 5-mujorë, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë arriti në 2.4 milionë, ose 42% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";