Nicola Loro, 19 vjeç me origjinë italiane, erdhi me pushime në Shqipëri por nuk e dinte se këto do të ishin pushimet e tij të fundit.

I riu humbi jetën në spitalin e Shkodrës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga përplasja e dy Jet Ski-ve në plazhin e Velipojës.

Të dy mjetet lundruese drejtoheshin nga shtetas italianë, 19-vjeçari Loro i ndërroi jetë dhe një 20 vjeçar.

Mediet italiane kanë publikuar foton e të riut Nicola dhe kanë zbardhur identitetin e shokut të tij, i cili është arrestuar nga autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Salvatore Di Tella.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nicola Loro

Aksidenti ndodhi pas manovrave të rrezikshme të dy të rinjve në det.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";