Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Forumin e Paqes në Paris, ku ka dhënë një mesazh kritik ndaj Bashkimit Europian për mungesën e një strategjie të qartë paqeje në raport me luftën në Ukrainë dhe tensionet globale.

Rama tha se Europa ende nuk ka një plan europian për paqen, duke paralajmëruar se një qasje e thjeshtë “pro” ose “kundër” rrezikon të çojë në përshkallëzim të rrezikshëm të konflikteve.

Ende nuk ka një plan europian paqjeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Paralelisht me luftën dhe mbështetjen për Ukrainën, BE duhet të ketë planin e vet të paqes,” – u shpreh Rama.

Sipas tij, paqja nuk duhet të varet nga ajo që duan palët në konflikt, por nga ajo që duan vetë vendet që mbrojnë vlerat demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka të bëjë me atë që do Rusia. A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj. Por nëse duam të luftojmë e të mbijetojmë në emër të asaj që përfaqësojmë, ka të bëjë me atë që duam ne, jo atë që duan të tjerët. Nuk mund të refuzosh të mendosh për paqen vetëm sepse tjetri nuk e do. Nuk e di nëse Putini e do paqen. Që Putini do luftë është e qartë, çdo ditë.”

Duke folur për mungesën e kanaleve diplomatike mes palëve, Rama e cilësoi luftën në Ukrainë si “konfliktin e parë të madh pa asnjë kanal komunikimi”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e përfshirjes së fuqive bërthamore.

Në fund të fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria ka marrëdhënie minimale me Rusinë, duke kujtuar se vendi nuk ka pasur kontakte të nivelit të lartë me Moskën që prej viteve ’60.

Unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Ose ka shkallën më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe përfaqësoj të vetmit vend që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur që nga viti 1960. E prej nga ku asnjë prej udhëheqësve, nuk ka udhëtuar drejt Rusisë. Në komunizmi i patëm në formën më të keqe sepse qëndruam stalinistë. Edhe kur e ata e braktisëm Stalinin nuk na merr malli për ata. Nuk kemi pasur asnjë vizitë të nivelit të lartë por as para ruse. Pra ky jam unë dhe këtë përfaqësoj.” , tha Rama.

/vizionplus.tv