Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Kurbinit.

Në pranga ra shtetasi F. I., banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Me datë 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A. P. 49 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv