Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Blutë, bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, policia ka gjetur 1 armë zjarri, municione dhe 2 armë të ftohta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër. Gjatë kontrolleve në banesën e tjj, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri, municion dhe 2 armë të ftohta. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
