Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi akuzohet se ka qëlluar me çifte në drejtim të komshiut të tij.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Rrilë, ku në pranga ra Luigj Kola, i cili mori çiften dhe qëlloi komshiun Mark Jaku, pas një sherri për shkak se ky i fundit i preu pemët në pronësi të 64-vjeçarit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Po ashtu kanë nisur hetimet edhe për Jankun, i akuzuar për vepra penale “Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";