Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e përfaqësuar nga drejtuesja Lejdi Dervishi, ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm me Rektoratin e Universitetit të Tiranës të përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Artan Hoxha.

 

Znj. Lejdi Dervishi theksoi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi format e radikalizmit dhe  ekstremizmit të dhunshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rektori Hoxha shprehu interesin e Universitetit të Tiranës për të luajtur një rol themelor në ndikimin dhe përmirësimin e njohjes dhe formimit profesional dhe akademik të kandidatëve për të ushtuar profesionet e ndryshme të mësuesit, psikologut, punonjësit social, etj. si dhe në trajtimin profesional dhe akademik të faktorëve që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet.