Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët dypalëshe. Takimi i nivelit të lartë u mbajt në kryeqytetin italian, Romë, ku u firmosën disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh me tone optimiste për të ardhmen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e Italisë dhe veçanërisht të kryeministres Giorgia Meloni. Rama theksoi se pas përfundimit të negociatave teknike, Shqipëria është gati të nisë fazën politike të bisedimeve me BE-në, duke nënvizuar se nëse përgjegjësia për këtë hap do t’i takojë Melonit, “atëherë do të jemi në duart më të mira të mundshme për të hapur derën që ka qëndruar e mbyllur prej vitesh.”

Rama: Do të ishte me të vërtetë qershia mbi tortë, nëse në vitin 2028, vit kur Italia të marrë kryesinë e Këshillit Evropain dhe Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë atë të kryeministres së Italisë dhe Presidentes të Këshillit Evropian…po qeshni qeshni, por koha do të kalojë dhe do ta shikoni që unë kam gjithmonë të drejtë… gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës por tani që jam një veteran besoj që nuk gaboj, dhe kështu pasi të kemi përfunduar negociatat teknike do të mund të nisim punën për negociata politike. Nëse kur të nisim këto negociata përgjegjësia do të jetë e Melonit do të thotë për ne që do të jemi në duart më të mira të mundshme për ta hapur atë derë që qëndron e mbyllur prej vitesh. Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE. Këtu sot është një ditë historike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";