Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje, pas diskutimeve, është miratuar plani i punës së këtij komisioni për vitin 2022.

Në vazhdim, është miratuar në parim edhe Projektkodi Civil i Republikës së Kosovës nr.08/L-124.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mungoi sot në prezantimin e këtij projekt-kodi të ri civil në komisionin parlamentar, përkundër se është propozim i ministrisë së saj që javë më parë u miratua në Qeveri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni, kanë miratuar raportin e komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar; raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-020 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, si dhe raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.

Projekt-kodi i ri civil do t’i mundësojë me ligj martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";