Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, kryebashkiakun e Bulqizës. Arsyeja e vendimit të marrë në Këshillin e Ministrave është për shkelje të rëndë të detyrës dhe abuzim në tendera.

 

Ish-kryebashkiaku socialist u arrestua pak ditë më parë për akuzën e abuzimit në tenderin për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në një lagje të Bulqizës, me vlerë 320 milionë euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas shkarkimit nga detyra, pritet të shihet nëse kryesocialisti Edi Rama do ta përjashtojë edhe nga partia, siç veproi me ish-kryebashkiakun e lushnjës, Fatos Tushe.

 

Deri në zgjedhjen e të riut, kryetari i komanduar i Bashkisë Bulqizë do të jetë nënkryetari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";