Autoritetet kanë reaguar pas protestës së qytetarëve që kundërshtuan bllokimin e e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier.

Pas protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan rrugën për 20 minuta, punonjësit kanë ndërhyrë, duke hequr barrierat. Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar te premten.

Banorët kundërshtuan vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH për mbylljen e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier, i quajtur ‘pushimi i shoferit’. Ata thonë se me mbylljen e ketij kryqezimi u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";