Një 22-vjeçar u kap nga radari në Bypass-in e Fierit me shpejtësi “skëterrë”. Ai po udhëtonte me mjetin e tij fuoristradë me 150 km/h dhe efektivët e Rrugores i bënë me shenjë që të ndalonte.

 

Por i riu nuk iu bind urdhrit të policisë dhe shtoi gazin. Ai u kap sërish nga radari i Policisë Rrugore të Vlorës me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe u ndalua nga shërbimet policore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

22-vjeçari u ndëshkua me gjobë 29.000 lekë të rinj, 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej gjashtë pikësh nga leja e drejtimit. Efektivët vunë në pranga edhe shtatë shoferë të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

“Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.       Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1760 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Nga Njësia Operacionale për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Është vënë në pranga shtetasi A. P., 19 vjeç, pasi për të shmangur masën administrative, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash”, njoftoi policia. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";