Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë.
Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej më shum se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë.
Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet me 3 sportele aktualisht.
Ndryshe nga pala shqiptare e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Qafë Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të madh të kalimeve, ku vetëm gjatë Gushtit kanë hyrë e kanë dalë mbi 300 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe në shumë raste është bërë “makthi” i kalimit për ta./vizionplus.tv