Të enjten kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Shqipëria, si vendi që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të udhëheqë dy debate të nivelit të lartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasoja e agresionit të paligjshëm rus ndaj Ukrainës në sigurinë botërore do të jetë debati i hapur i nivelit të lartë që do të drejtohet nga Edi Rama në 20 shtator.

 

Në këtë diskutim me vëmendjen te zbatimi i ligjit ndërkombëtar pritet të jetë fizikisht edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, që do të përbëje edhe praninë e tij të parë në Këshillin e Sigurimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Debati për Ukrainën do të prihet nga një tjetër, ai 14 shtatorit. Ai do të udhëhiqet nga ministri i ri i Jashtëm. Për Igli Hasanin kjo do të jetë edhe detyra e parë që do të ushtrojë si shefi i diplomacisë shqiptare.

 

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York ai do të udhëheqë diskutimet për krijimin e një mekanizimi që siguron shpërndarjen e shpejtë të ndihmave humanitare  për çdo vend të botës që përballet me luftën apo me katastrofa natyrore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkë me organizata dhe korporata të mëdha amerikane, prej dy vitesh Shqipëria është angazhuar në krijimin e një platforme që bën bashkë biznese për të ndihmuar në kohë me para, mallra dhe shërbime sa herë bota përballet me kriza humanitare.

 

Përveç debateve në Këshillin e Sigurimit, agjenda e kreut të qeverisë përmban edhe takime me drejtues të Kombeve të Bashkuara dhe jo vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas Edi Ramës dhe Igli Hasanit, është radha e presidentit Bajram Begaj për të mbajtur fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me temë përshpejtimi i agjendës 2030 për një zhvillim të qëndrueshëm të paqes dhe sigurisë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";