Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 14 dhe 15 shkurt, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

 

Kreu i qeverisë do të jetë në Amerikë në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë qëndrimit atje, Edi Rama do të zhvillojë në Uashington edhe takimin me zyrtarin e lartë amerikan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, duke iu referuar tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, lajmëroi se do të dëgjojmë një lajm të jashtëzakonshëm mbi rolin e vendit tonë.

 

Mbetet për t’u parë se cili është qëllimi i takimit dhe çfarë do të prodhojë ai për vendin tonë. Takimi i Ramës me Blinken vjen edhe pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” dhe ashpërsimit të retorikës së tij ndaj SHBA-ve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";